Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

Bashkëpunëtor me material shtrëngues, drama e një aktori të njohur

20:31 / July 14, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sigurimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kastriot Dervishi

Kam qenë gjithnjë për mospublikime emrash të rrjetit sekret të Sigurimit të Shtetit, nisur nga dy rrethana kryesore: nga mungesa e provave dhe të rasteve të rrjedhura nga rekrutimet e dhunshme me material shtrëngues në kushte pengmarrjeje. Mund të publikohen menjëherë emrat e rezidentëve, strehuesve (të banesave vetjake), si dhe të çdo komunisti apo të besuari të regjimit. Sepse kjo kategori është rekrutuar me dëshirë dhe pa material shtrëngues. Te kategoria e strehuesve, bëjnë dallim ata që kanë pasur mjedise shtetërore të punës së përditshme si shkollën, uzinën, studion, etj, të cilët nuk mund të kundërshtonin urdhrin që i vinte. E vlerësuar në tërësi, në gjendje fiktiviteti është 70% e agjenturës, që do të thotë se çdo përgjigje mbart këtë masë gabimi në kuptimin e një përgjigjeje të saktë.

Në historitë e shumta të njerëzve që e kanë vuajtur qenien të regjistruar si bashkëpunëtorë të Sigurimit, por nuk i kanë shërbyer fare atij, është rasti i një aktori shumë të njohur e shumë të dashur për publikun, të cilit i vunë pseudonimin “Besa”. Emri i tij doli fillimisht në vitin 1974 gjatë implikimit në një proces ndaj një regjisori. Dilte se ai ishte i pakënaqur për jetën që i bëhej artistit, për repertorin, etj. Për këto deklarata u thirr nga zëvendësdrejtori i Punëve të Brendshme të Tiranës Kadri Ismailati dhe u këshillua. Pësoi tronditjen e parë. Ishte viti kur në kulturë po jepeshin goditje. Mund të përfundonte në burg. Familja mund të internohej, etj, etj.

Por menjëherë u vu në përpunim për të parë në kishte aktivitet. Pavarësisht se nuk doli ndonjë gjë, u vu në plan për t’u rekrutuar. Me rekomandim të Degës së 8-të të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit në MPB, u thirr dhe u detyruar të nënshkruajë deklaratën e bashkëpunimit. I tronditur nga takimi i fshehtë, i rënduar psikologjikisht, i drejtohet operativit Piro Katro dhe shefit të Seksionit të 5-të Ilo Noti: “Çfarë kam bërë se na tmerruat”? Në përshkrimin e veprimtarisë së tij, thuhej:

“Vumë re se kandidati pranoi bashkëpunimin, por jo me entuziazëm. Mbasi iu dhanë udhëzimet e nevojshme dhe ia la data e takimit, ky në ditën e caktuar nuk doli. Pasi u kap nga punëtori operativ, erdhi disa herë në takim. Duke parë se ky nuk ishte në rregull dhe korrekt, është kapur përsëri nga punëtori operativ dhe i është folur ashpër deri në atë shkallë sa vetë bashkëpunëtori tha: “Po ua them troç. Këtë punë nuk e bëj dot. Nuk u thashë atë ditë që biseduam këtë, sepse kisha droje dhe nuk e dija si ishin rregullat” (cituar me korrektim letrar se sigurimsat nuk dinin ta shkruanin gjuhën shqipe). Për arsye se u gjykua se kishte “koncepte armiqësore” dhe zhvillonte edhe vetë “veprimtari armiqësore”, u përjashtua nga rrjetit agjenturial.

Makthin e pasjes së një pseudonimi, aktori e vuajti shumë. Ai dha dorëheqjen nga një funksion shtetëror në prag të funksionimit të ligjit të vitit 1995 të kontrollit të figurës, sepse e dinte që askush nuk do dëgjonte historinë e tij. Sepse këtu të quajnë bashkëpunëtor edhe pa bërë asnjë raport.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.