Parlamenti italian pritet të marrë vendimin për zgjatjen e mbylljes së kufijve me Shqipërinë mbrëmjen e kësaj të marte. Ndonëse BE ndërmori i pari vendimin për mos të lejuar turistët shqiptarë të udhëtojnë drejt vendeve europiane, u takonte vendeve të treta ta zbatonin ose jo këtë ‘urdhër’. Shtimi i rasteve me Covid-19 në vendin tonë duket se ka friksuar fqinjët e Italisë të cilët kërkojnë të ruhen nga një riinfektim i radhës.
Sipas raportimeve të fundit mësohet se parlamenti italian do të miratojë dekretin e ri për të mos lejuar hyrjen e shqiptarëve të paktën deri në fund të muajt korrik. Po ashtu si Itali edhe Greqia nuk ka hapur ende doganat për turistët shqiptarë, veç atyre që janë rezidentë në vendin fqinjë. E njejta gjë nuk ndodh me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, doganat e të cilave janë të hapura e pa kufizime.
