Një 79-shqiptar ka infektuar me koronavirus të gjithë familjen e tij. Sipas mediave italiane, i moshuari i cili është rezident në Firenze, udhëtoi më 30 qershor nga Tirana drejt Pisa-s. Ai qëndroi tek shtëpia e vajzës së tij, ku do të kryente edhe karantinën.
I moshuari më 13 korrik ka shkuar në qendrën shëndetësore pasi shfaqi simptoma të lehta të COVID-19. Menjëherë ai u dërgua në repartin e sëmundjeve infektive në spitalin universitar të Pisa-s.
Edhe 4 familjarët e tij pas tamponit rezultuan gjithashtu pozitiv. Ata ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore. Inspektorët e shëndetit publik në zonën e Toscana-s, kanë përfunduar hetimin epidemiologjik për rastin, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit.