Në deklaratën e tij, para takimit Hoti-Vuçiç në Bruksel, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka thënë se në takimin e sotëm ka pritshmëri për një dialog konstruktiv.
“Sot kam pritshmëri për një takim dialog konstruktiv që do t’i kontribonte normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve ndërmjet dy vendeve. Unë kam pritshmëri për një marrëveshje që do të përmirësojë marrëdhëniet mes dy vendeve. Inkurajoj palët të kenë frymë kompromisi.”– ka deklaruar Borrell në deklaratën e tij para takimit Hoti-Vuçiç.
Ky takim i drejtpërdrejtë vjen pas takimit virtual të 12 korrikut mes të dy palëve, ku në atë bisedë Kryeministri Hoti ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë.
