Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shthurja e britanikëve mbyll resortet spanjolle

22:25 / July 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spanja 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britanikët në rezortet spanjolle të Magaluf shijuan sot pijet e fundit pas vendimit për mbylljen e bareve dhe klubeve kryesore të natës prej rritjes së rasteve të koronavirusit, por në fakt barorët vendas ankoheshin prej kohësh ndaj shthurjes dhe vulgaritetit të turistëve të rinj britanikë, që prej dekadash pushtojnë zonën e Mallorca në verë.

Klubet më të njohura të natës si Punta Ballena u mbyllën kësaj jave pas vendimit të papritur të qeverisë lokale. Ministri i turizmit tha: “Mendoj se ky është një mesazh i mjaftueshëm për ata që duan të praktikojnë turizmin e eksesit, të cilin ne nuk e duam këtu. Njerëzit për të cilët e kam fjalën të mos vijnë këtu, sepse këto vende nuk do të hapen. Nëse duan të shkojnë diku tjetër, ka biznese që promovojnë këtë tip klientele. Ne nuk do të hezitojmë kur vjen puna për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë”.

Një zëdhënës i autoriteteve në Calvia tha se prej vitesh qyteza ishte përpjekur të përmirësojnë imazhin e Magaluf dhe se urdhri kishte ardhur nga qeveria qendrore. Duke iu referuar imazheve të festimit të ekzagjeruar të britanikëve në orët e natës, zëdhënësi shtoi: “Ka disa imazhe që janë shpërndarë ditët e fundit, në lidhje me turizmin e dehjes, që rrezikon shëndetin e publikut, prandaj dhe këto vendime do të jenë politikë afatgjatë pasi nuk duam turistët që vijnë këtu për ekses, por vetëm ata që vijnë për t’u kënaqur në mënyrë të përgjegjshme dhe brenda normave që garantojnë sigurinë”.

Mbyllen spanjolle
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.