Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Historike në Francë: Paketë 8 mld euro për rritjen e pagave për punonjësit shëndetësorë

22:41 / July 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
france 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një paketë 8 miliardë euro pritet të adresojë përkohësisht rezervat e personelit shëndetësor në Francë, pas ankesave për paga të ulëta dhe kushte të vështira pune. Ankesat u shtuan muajin e kaluar me protesta në rrugë për shkak edhe të gjendjes prej koronavirusit.

Qeveria franceze i ka dhënë dritën jeshile një marrëveshjeje me sindikatat e punëtorëve duke miratuar një paketë 8 miliardë euro për pagat e punonjësve të sistemit shëndetësor.

Në bazë të saj, personeli mjekësor, ai ndihmës dhe teknik do të përfitojnë 183 euro më shumë në muaj se tani ose 7,5 miliardë euro, 450 milionë euro do u shpërndahen doktorëve në spitalet publike dhe 200 milionë euro të tjera praktikantëve që ende po vazhdojnë studimet e fushës.

Pas 7 javëve negociata intensive dhe demonstratave të fundvitit të kaluar, kryeministri francez, Zhon Kasteks, tha se me marrëveshjen e re vlerësohet puna e sektorit veçanërisht në një periudhë pandemie si kjo që po kalon vendi dhe e gjithë bota.

“Ky është një moment historik për sistemin tonë shëndetësor. Kjo përpjekje për të mbështetur personelin spitalor çmon kontributin e tyre në vijën e parë të luftës me këtë epidemi të paprecedentë dhe të zgjatur. Është edhe një mënyrë për të zgjidhur vite të tëra vonesash për të cilat secili prej nesh, edhe unë ndoshta, mbajmë përgjegjësi.”

Franca ka regjistruar më shumë se 200,000 raste infeksioni me Covidin-19 që u ka kushtuar jetën 30 mijë personave.

Të përballur me këtë situatë, pas dy muajve karantinë kombëtare, qindra mjekë dhe infermierë nisën marshimet në muajin qershor për kushtet e punës dhe pagat e ulëta që po ua vështirësonin atyre gjendjen financiare.

Sipas protestuesve, qeveria e shkuar vërtet i ndau sektorit një bonus 1,500 euro në rrethanat e pandemisë, por kjo për ta nuk konsiderohej një zgjidhje e përhershme.

Të martën, kontributi i sistemit francez të shëndetësisë në betejën me kovidin u vu në pah edhe teksa mbaheshin festimet për ditën e Bastijës, festës kombëtare që kremton rebelimin e popullit ndaj pushtetit mbretëror që kulmoi në fundshekullin e 18-të me revolucionin francez.

Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, autoritetet franceze anuluan paradën ushtarake në Paris duke i përqendruar këtë vit homazhet për ata që e luftuan dhe ranë viktima të virusit SARS-Cov-2.

France Pagat pakete shendetesise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.