Deputetja Rudina Hajdari e ka cilësuar kërkesën e Ilir Metës dhe Lulzim Bashës për rimbledhjen e Këshillit Politik për listat dhe koalicionet si ftesë për pazar. Hajdari thotë se nëse Basha dhe Meta duan pazar të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë dhe të mos bëjnë show.
“Nëse duan pazar me Edi Ramën, të na kursejnë shoë të tre, të mbyllen në vilat e tyre në fundjavë e ta bëjnë pa marrë kohë nga qytetarët të cilët duan lista të hapura e duan ndryshim sepse janë lodhur nga 30 vite pazar në kurriz të tyre. Listat e hapura janë diskutuar në Këshillin Politik dhe janë refuzuar nga opozita jashtëparlamentare se e kishin mendjen te tenderi i biometrikës. Nëse kane ndryshuar mendje, le ta japin ok për propozimin tim dhe të rreshtohen me qytetarët” shkruan Hajdari në Facebook.
