Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Gjykata merr vendimin: Shteti gjerman po e tepron me mbledhjen e të dhënave për qytetarët

21:14 / July 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjykata gjermane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shteti gjerman po e tepron me mbledhjen e të dhënave nga përdoruesit e telefonave të mençur dhe të internetit. Kështu ka vendosur Gjykata Kushtetuese e vendit, duke vendosur kufij për mbikëqyrjen që mund të bëj shteti në drejtim të qytetarëve, raporton agjencia DPA.

Gjykatësit i shpallën jokushtetuese disa aspekte të marrjes së të dhënave – me anë të të cilave, shteti kërkon informacion mbi individët si pjesë e përpjekjeve për të luftuar krimin dhe terrorizmin. Aktivitetet shkelin “të drejtën e tyre për privatësinë e telekomunikacionit”, thuhet në një deklaratë të gjykatës.

Vendimi nënkupton që legjislacioni për telekomunikimet duhet të reformohet më së voni deri në fund të vitit 2021. Deri atëherë, rregulloret aktuale mbeten në fuqi, megjithëse trupi gjykues përcaktoi standarde për zbatimin e tyre.

Sipas sistemit aktual, policia, hetuesit federalë dhe agjencitë e inteligjencës që hulumtojnë për krime ose terrorizëm mund të kërkojnë të dhëna të tilla si emrat, adresat dhe datat e lindjes nga ndërmarrjet telefonike dhe ofruesit e internetit. Ata gjithashtu mund të kërkojnë informacione bazuar në IP adresat.

Gjykatësit vunë në dukje se kërkimi i një informacioni të tillë, nuk ishte vetë antikushtetues, por theksuan se për të marrë këto të dhëna duhet të paraqitën prova të një rreziku të afërt ose komploti kriminal. Kritikët e praktikave të zbulimit të të dhënave kishin parashtruar dy ankesa të ndara në gjykatë, duke përfshirë një të mbështetur nga mbi 6,000 njerëz.

Ministria e Brendshme gjermane tha se vendimi i gjykatës i kishte vendosur këto rregulla nën dyshim, në tërësinë e tyre. “Ne do të vlerësojmë se cilat përmirësime do të bëhen”, tha zëdhënësi i ministrisë, Steve Alter.

dhenave gjermane Gjykata tepron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.