Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Eskorta del me koronavirus, kryebashkiaku italian apel klientëve të saj: Bëni testin edhe me rrezikun që gruaja t’ju nxjerrë nga shtëpia

16:51 / July 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PROSTITUTE PIMPING
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Bëni tamponin, edhe me rrezikun që gruaja t’ju nxjerrë nga shtëpia”- ky është apeli i pazakontë i kryebashkiakut të Modica-s në Itali, Ignazio Abate.

Kjo për shkak se një eskortë me origjinë nga Peruja, është konfirmuar me Covid-19, gjë që ka frikësuar kryebashkiakun se koronavirusi mund të jetë përhapur edhe më tej tek klientët e saj.

“Dy apo tre klientë në ditë për 10 ditë. Janë 20-30 persona që mund të kenë marrë virusin, duke infektuar të gjithë pjesëtarët e familjes apo persona të tjerë në bare. Apeli i tij është që të bëjnë tamponin të gjithë ata që kanë pasur kontakte me atë grua, edhe me rrezikun që bashkëshortja mund t’i nxjerrë nga shtëpia”– thotë Abate për gazetën Repubblica.

Sepse alternativat në këtë moment janë dy sipas kryebashkiakut. E para është të tregojnë që kanë qenë klientë të asaj gruaje dhe t’i nënshtohen tamponit, duke rrezikuar edhe të jenë pozitiv dhe të japin shpjegime në familje, të fejuarës apo bashkëshortes duke marrë parasysh pasojat, ose të lënë gjithçka në heshtje, por me rrezikun që mund të infektojnë të tjerë dhe të shpërndajnë virusin.

Për momentin bashkiaku i Modica-s i ka kërkuar policisë të ruajë të gjitha apartamentet ku mendohet se ushtrohet ky aktivitet, duke pasur mundësi të zbulohen edhe prostituta të tjera të cilat kanë takuar kolegen dhe t’i nënshtrohen testeve të tamponit. Por përsa i takon klientëve, deri tani nuk është bërë asgjë, sepse asnjë prej tyre nuk është paraqitur për t’ju nënshtuar testit të Covid-19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.