Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shefi i OKB-së paralajmëron se bota është në një “udhëkryq kritik” prej COVID-19, thirrje që vendet e varfra të ndihmohen

15:23 / July 19, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
antonio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se bota është në një “udhëkryq kritik”, teksa bëri thirrje për model të ri në qeverisjen globale, që do të adresonte pabarazitë që janë rënduar nga kriza e pandemisë së koronavirusit.

“COVID-19 (sëmundja që e shkakton koronavirusi) është krahasuar me rrezet X, që shfaqin skeletin e brishtë të shoqërive që kemi ndërtuar”, tha sekretari Guterres.

“Po ekspozon gabimet dhe gënjeshtrat kudo në botë. Gënjeshtra se tregjet e lira mund të ofrojnë kujdes shëndetësor për të gjithë, mashtrimin se jetojmë në një botë post-raciste, miti se të gjithë jemi në anijen e njëjtë”, shtoi ai.

Sipas shefit të OKB-së, nxitësit kryesorë të pabarazisë janë racizmi sistematik, patriarkaliteti, boshllëqet në qasjen në teknologji dhe pabarazitë në qeverisjen globale.

Ai tha se bota ka nevojë për politika të reja të mbrojtjes sociale, ku do të përfshihej edhe kujdesi shëndetësor dhe mundësia që të ketë barazi globale, sa i përket të ardhurave personale.

Koronavirusi ka infektuar më shumë se 14 milionë njerëz në mbarë botën, teksa 600 mijë të tjerë kanë vdekur.

OKB-ja ka bërë thirrje që vendet e varfra të ndihmohen me një fond prej 10,3 miliardë dollarëve./ REL

COVID-19 Shefi i OKB-
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.