Demat e Kuq vijojnë të kryesojnë kampionatin kombëtar të Superiores. Partizani udhëheq me pesë pikë më shumë se veriorët e Safet Gjicit.
Sakaq në fundin e renditjes ndodhen Kamza dhe Kastrioti. Kamzalinjtë ditë më parë deklaruan se kanë probleme serioze me bashkinë, ndërkohë krutanët tentojnë ngjitjen më lart në renditje, duke i ikur zonës së akullt.