Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Takimi për Samitin e Parisit, Vetëvendosje refuzon sërish ftesën e Hotit

10:45 / July 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
levizja vetevendosje foto nga jasir zeqiri 3 2058 672x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizja Vetëvendosje nuk do të merr pjesë në takimin me liderë politikë, të cilën e ka organizuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për t’i informuar rreth Samitit të Parisit dhe takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se nuk do t’i përgjigjen ftesës së Hotit.

“Po, kemi pranuar një ftesë për takim me liderë, të cilës, sikurse e kemi bërë veçse të qartë, nuk do t’i përgjigjemi. Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa legjitimit et të ri përmes zgjedhjeve. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me parime, e kjo qeveri, përveç se legjitime dhe jo legale, nuk është as e përgatitur dhe as nuk ka parime për këtë dialog”, theksoi ai.

Kryeziu ndër tjera deklaroi se në takimet e fundit me Serbinë, Kosova është përfaqësuar nga një qeveri e cila nuk ka legjitimitet.

“Në takimet e fundit, për fat të keq, Republika e Kosovës, u përfaqësua nga një qeveria palegjitimitet; e çorientuar në mungesë të një platforme për dialog; e dobët në raport me palën serbe duke qenë pa mbështetje të gjerë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë e varur aty nga një instrument i Serbisë siç është Lista Serbe; dhe e nënshtruar për shkak të konsensioneve tashmë të mëdha që në fazën paranegociuese me rastin e heqjes dorë nga parimi i reciprocitetit dhe përpjekjet për fuqizim të shtetësisë së Kosovës përmes anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, pohoi ai.

Zëdhënësi i LVV-së, pohoi se procesi i dialogut po përshkohet me mungesë të transparencës.

“Tutje, ky proces po vazhdon të përshkohet me mungesë të transparencës mbi agjendën paraprake të takimeve dhe përfundimeve pas tyre, që si derivat kanë deklarata plotësisht të papërgjegjshme dhe skandaloze, që shpërfaqin mungesën e përgatitjes dhe planifikimit, sikurse ajo e ditës së djeshme se të enjten ‘koordinatorit i bisedimeve’ do të fillojë hartimin e marrëveshjes finale megjithëse sot, dy ditë para udhëtimit në Bruksel emri i tij vazhdon të spekulohet”, u shpreh Kryeziu.

LVV kishte refuzuar edhe më herët të marrë pjesë në takimin e liderëve në muajin qershor, të cilin po ashtu e kishte organizuar kryeministri, Avdullah Hoti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Greqi, të miturit pa rrjete sociale/ Qeveria ndalon përdorimin nën moshën 15 vjeç

10:00 / October 14, 2026

Zelensky sot në Londër. Burnham riafirmon mbështetjen për Ukrainën mes tensioneve me Trump

09:39 / October 14, 2026

Iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri, përfundon me sukses operacioni i Papa Leone XIV

22:20 / October 13, 2026

Pa paralajmërime para sulmeve në Riad, Arabia Saudite përballet me pikëpyetje për sigurinë

08:42 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.