Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja makabër në Fier/ Ekzekutoi shokun me çekiç, kërkohet burg përjetë për Zekaj

14:15 / July 21, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zekaj 770x470 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Albert Zekaj nga Kopliku, njeriu që masakroi barbarisht me çekiç në 22 qershor 2017 Kreshnik Beqiraj, shokun e tij të dhomës në Fier, rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.

Kjo pasi prokuroria e Fierit në seancën e sotme gjyqësore, ka kërkuar përpara gjykatës së qytetit, deklarimin fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të Albert Zekaj, pasi nga procesi hetimor dhe gjyqësor, sipas prokurorisë u provua se autor i vrasjes është pikërisht i pandehuri, Albert Zekaj. Veç kërkesës për dënim me burgim të përjetshëm për Zekaj është kërkuar dhe një dënim tjetër me 1 vit burgim për akuzën e “Vjedhjes” së 300 mijë lekëve të vjetra të viktimës.

Përfaqësuesi i akuzës, prokurori Petrit Vukaj, gjatë leximit të konkluzjoneve përfundimtare i tha trupit gjykues, se autori Albert Zekaj, pasi ka kryer vrasjen e shokut të tij, ka vijuar me veprime kriminale duke e copëtuar kufomën dhe pjesët e trupit, i ka futur në një valigje, të cilën e ka hedhur shumë larg vendit të krimit.

“…në vendin e ngjarjes u gjet në disa shkurre e ferra, një valixhe me eshtra si të njeriut. Gjithashtu në vendin e ngjarjes në mënyrë të shpërndarë u gjeten një batanije, eshtra dhe pjesë skeleti dhe një copë indi (krahu) me një tatuazh në formë “Tribali”- tha prokurori.

Në fund të kërkesës së tij prokurori Vukaj i kujtoi gjykatës që gjatë dhënies së vendimit të kishte parasysh se: “…skeleti dhe mbetjet humane t’ju kthehet trashgimtarëve të viktimës…”. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë që tronditi Fierin për mënyrën makabre të ekzekutimit të Kreshnik Beqiraj, është marë në pyetje në datën 7 mars 2018 i pandehuri Albert Zekaj.

Ky i fundit ka pranuar se Kreshnik Beqiraj, e kishte vrarë në datën 22 qershor 2017 në banesën, ku ata të dy jetonin me qëra. Pasi e kishte vrarë me çekan, trupin e shokut të tij, Kreshnik Beqiraj, e kishte prerë në disa copa dhe më pas e kishte transportuar dhe hedhur në dalje të qytetit të Fierit. Sipas rëfimit të motrës së viktimës ajo ka treguar në gjykatë se:

“…në datën 2 qershor vëllait të saj Kreshnikut i kanë vjedhur portofolin në shtëpi me 300 mijë lekë dhe se ai dyshonte te Alberti. Po kështu unë kam dëshmuar edhe më parë në polici Albert Zekaj, futej te rrjeti social “facebook” i Kreshnikut, ku mua një sms më kishte bërë shumë përshtypje, ku Alberti, i kërkonte lekë borxh shokëve të Nikut….”

Në dosjen hetimore thuhet se familjarët e viktimës kishin gati një vit që kërkonin Kreshnik Beqiraj, i cili ishte zhdukur në rrethana misterioze, Donjet Beqiraj,u ka thënë policisë dhe prokurorisë së Fierit se ai dhe familjarët e tij, kishin humbur kontaktet me vëllain e tij, Kreshnik Beqiraj, që prej muajit muajit Qershor të vitit 2017, duke hedhur dyshime se, ai mund të jetë vrarë nga shoku i tij, Albert Zekaj, me të cilin jetonte më qëra në një banesë.

Hetimi i prokurorisë ka zbukluar se viktima Kreshnik Beqiraj dhe i pandehuri Albert Zekaj, janë njohur para dy vitesh në një kamp në Belgjikë, ku Kreshniku punonte si bojaxhi makinash.Pasi ka ardhur në Shqipëri, Donjeti, ka kontaktuar me shokët të Kreshnikut dhe familjarë te tjerë, prej të cilëe ka mësuar se, kohët e fundit, Kreshniku kishte patur debate me shokun e tij të dhomës, Albert Zekaj, për shkak të dyshimeve për vjedhje dhe problemeve ekonomike që kishte ndaj tij, por pavaresisht debateve, ata kanë vazhduar të qendrojnë në të njëjtën banesë dhe për disa kohë, deri më datën 22 qershor 2017, ku Kreshniku ështe vrarë me çekiç nga Albert Zekaj dhe më pas copëtuar në disa pjesë duke e futur në valixhe e hedhur në ferra.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

17:18 / August 25, 2026

Kultivonin kanabis pranë shtëpisë, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz

13:47 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

09:50 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.