Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish-deputeti i PD nxjerr sms-të denoncuese: Pacientë me Covid dërgohen tek reanimacioni i QSUT, që mos të regjistrohen në Infektiv

15:56 / July 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bardh Spajia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bardh Spahia, ish-deputeti i PD-së ka sulmuar ashpër qeverinë në lidhje me situatën që po kalon vendi për shkak të COVID-19.

Duke i ndalë në mbrojtje bluzave të bardha, Spahia theksoi se edhe pse janë përballë ekspozimit nga rreziku i koronavirusit, ata lihen pa shpërblime.

Ai ka publikuar edhe disa mesazhe, ku një personel mjekësor shkruan se pacientë me Covid që dërgohen tek reanimacioni qendror, vetëm për të mos i regjistruar si pacientë të infektivit.

DENONCIMI I BARDH SPAHIAS

U nxjerr foto dhe bën video propagande me personelin shëndetësor, që janë vërtetë heronj në përballjen me virusin Covid-19. Por çfarë ministrja e shëndetësisë nuk thotë është se nën pusht-etin e Rilindjes, ata janë disafish heronj, sepse punojnë në kushte skandaloze, u imponohet trajtimi i të prekurve me Covid në reparte edhe jashtë atyre të caktuara, e detyrohen të shohin, sesi shpërblimet jepen me preferenca, e jo sipas punës!

Denoncimet që vijnë nga shërbimi i urgjencës, ashtu edhe nga reanimacioni qendror në QSUT, flasin për vlerësim të personelit jo në bazë të punës dhe performancës, por sipas parapëlqimeve të drejtorisë së QSUT, për t’u dhënë shpërblime, c’ka krijon problematika në mjekimin si duhet, të pacientëve me Covid-19! Se si mund të mendohet për ndasi dhe preferenca, me pacientë që humbin jetën çdo ditë, këtë vetëm makutët e emëruar të Rilindjes e dinë!!!

Denoncimet flasin për një menaxhim skandaloz të infeksionit, në limitet e surreales: pacientë me Covid që dërgohen tek reanimacioni qendror, vetëm për të mos i regjistruar si pacientë të infektivit!!! Reanimacioni qendror i shndërruar në një repart jo zyrtar Covid, duke mos patur mbrojtjen e duhur dhe me mangësi të theksuara në mjete, ka të infektuarit e vet, së fundmi 2 mjekë e 5 infermierë. Ja pra si shndërrohen repartet e QSUT në vatra infeksioni, sepse për turp, bëhet cirk me të sëmurët me Covid-19, pasi meraku është falsifikimi i shifrave, e jo kujdesi shëndetësor ndaj tyre, e siguria e vetë personelit!!!

  • 1 16
  • 3252cd99 e8a0 43b2 8c5d 8f0ac2b2b6ec 1

E pabesueshme që ministrja si dhe komiteti i ekspertëve të mos ketë dijeni, apo edhe më keq, të heshtë para praktikave të tilla, që vecse e përhapin edhe më shumë virusin në qendrën më të madhe spitalore të vendit, duke rrezikuar të parët personelin shëndetësor, atë që ky vend nuk e ka luksin ta humbë, për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme.

Sa pa turp duhet të jesh, që të dalësh e të anatemosh ditë pas dite qytetarët, duke u shtuar masat shtrënguese, kur infeksionin e përhap vetë në spital, me këto akrobaci makabre????

Sa makut duhet të jesh, që pasi të detyrosh personelin e reanimacionit të trajtojë pacientë me Covid-19, të mos u japësh shpërblim, sic veprohet me ata të infektivit?

Ky dështim në luftën ndaj Covid-19, po i mban shqiptarët të izoluar nga bota

covid Ish-deputeti i PD tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

22:22 / January 24, 2026

Berisha: Lironi menjëherë 25 të arrestuarit, beteja jonë do të vijojë 

21:33 / January 24, 2026

Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

19:24 / January 24, 2026

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës

17:52 / January 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.