Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha se ai nuk mund të ndalojë një luftë të mundshme civile, teksa presioni rritet ndaj tij. Në një intervistë televizive, ai paralajmëron presidentin Donald Trump se do largohet nga Shtëpia e Bardhë “i përlyer me gjak” nëse ndërhyn në krizë.
Madje ai refuzoi edhe afatin e vendosur nga BE për zgjedhje të menjëhershme. Lideri i opozitës Juan Guaido e ka shpallur veten President të Përkohshëm muajin e shkuar, dhe fitoi mbështetjen e SHBA-ve. Të dielën Guaido tha se do të ndërtojë një koalicion ndërkombëtar për ndihma humanitare për venezuelianët, por Maduro e akuzon atë për organizmin e një grushti shteti.
