Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Sot pashë një video, gruan e kishin pagëzuar “Belinda Balluku””/ Videoja nga Ksamili, ministrja e mohon: Nuk jam unë! Merruni me punën tonë, jo me…

22:24 / July 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Belinda Balluku 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka reguar lidhur me videon e publikuar, ku ajo dukej se ishte në plazh duke shijuar bregdetin e Ksamilit. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Balluku shkruan se nuk është ajo personazhi që shfaqet në video.

Më tej, ministrja shkruan se fton çdokënd që të merret me punën e saj me pretendimin se kritikat e marra e përmirësojnë dhe kërkon që të lënë pas jetën e saj private.

“Sot pashë një video dhe disa foto të një gruaje të panjohur, të cilën e kishin pagëzuar Belinda Balluku. Gruaja e panjohur nuk bënte ndonjë gjë të çuditshme, por teksti shoqërues i pagëzimit të së panjohurës si Belinda Balluku, ishte më i neveritshëm se vetë cirku prodhues. Unë jam nënë e dy fëmijëve nga të cilët nuk ndahem asnjë ditë, jam bijë e jam motër,”-shkruan Balluku.

POSTIMI I PLOTË:

Ka kohë që rezulton se nëse merresh me politikë apo je pjesë e ekzekutivit, duhet të durosh lloj lloj ofendimesh, nga lloj lloj mercenarësh, të cilët nuk bëjnë më as dallimin mes goditjeve profesionale, të cilat janë të mirëpritura, dhe goditjeve të ndyra personale, gënjeshtra e trillime, që realisht pyes veten deri ku arrin kjo mënxyrë. Kam muaj që as denjoj t`i përgjigjem cirkut, por sot kaloi çdo limit. Sot pashë një video dhe disa foto të një gruaje të panjohur, të cilën e kishin pagëzuar Belinda Balluku. Gruaja e panjohur nuk bënte ndonjë gjë të çuditshme, por teksti shoqërues i pagëzimit të së panjohurës si Belinda Balluku, ishte më i neveritshëm se vetë cirku prodhues. Ku janë limitet e dhunës verbale? Ku janë limitet e shpifjes ndaj personave publik, të cilët mbi të gjitha janë njerëz? Unë jam nënë e dy fëmijëve nga të cilët nuk ndahem asnjë ditë, jam bijë e jam motër. Keni motra në shtëpi ju të cirkut? Po nëna e gra keni? Si do ndihej fëmija juaj nëse gruan tuaj do e përgojonte çdo mercenar i paepur, ndërkohë që nënën e kishte në shtëpi dhe jo në Ksamil? Ja pse duhet ligji antishpifje. Sot nuk do të bëja status, por padi për ata që marrin fotot e të tjerëve dhe i pagëzojnë me emrin tënd, pa e vrarë mendjen se sa thellë janë zhytur në gënjeshtra e poshtërime, pa e vrarë mendjen se si merr fotot e një personi tjetër dhe e pagëzon si t’i dojë kokrra e qejfit, për t’i rënë atij apo këtij ministri që s’të vjen pas fijes, apo sepse thjesht je mercenar. Merruni me punën tonë, pasi kritikat përmirësojnë çdo kënd. Merruni me punën & jo me trillime të ulta.Merruni me punën dhe jo me falsifikim lajmi, se ruajna Zot çfarë duhet të presim tani që morët dhe fotot e të tjerëve dhe i pagëzuat me emrat tanë.Uroj 1 ditë të ndjeni mërzinë & indinjatën që ndjejnë fëmijët e mi sa herë ju gënjeni për nënën e tyre, se ndoshta atëherë do kuptoni që mund të punoni & ju pa shpërndarë shpifje e trillime.Mund të punoni & ju si qënie normale & jo si vjellës vreri të nxitur nga çdo lloj interesi.1 njeri i mençur thotë: mos fajëso kllounin që është klloun, por fajëso veten që ndjek cirkun.Dhe unë se ndjek kurrë, por & cirku duhet të ketë ndonjë parim të fundmë, që sot e shkeli & atë.

belinda balluku merruni pagezuar videoja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.