Rreth 500 banorë të fshatit Radovesh në Gollobordë përballen çdo ditë me mungesën e ujit të pijshëm. Ata shprehen se prej 30 vitesh akush nuk po investon në këtë zonë, e cila është më e prapambetura e Bulqizës.
Të irrituar me drejtuesit vendorë, banorë thonë se në këto 30 vite kandidatët për deputetë vijnë vetëm për të kërkuar votën dhe më pas nuk kujtohen më. Problemet më të mëdha për këto banorë janë mungesa e ujit të pijshëm dhe infrastrukturës. Në qendër të fshatit ndodhet një çesmë dhe aty duhet të mbajnë radhë me orë për të mbushur ujin.
Njëri prej banorëve është shprehur se autoritetet shikojnë vetëm Bulqizën, Shupenzën dhe Peshkopinë, ndërsa Gollobordën e kanë lënë pas dore. Ai shton më tej, se kanë turp të thonë që janë shqiptarë dhe më mirë të kalojnë me Maqedoninë e Veriut.
