Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar prishjen e kolaicionit qeverisës duke shprehur pakënaqësinë e tij me kreun e qeverisë, Avdullah Hoti.
Gjithashtu Haradinaj ka kritikuar mospërfilljen që Hoti i kishte bërë ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi gjatë takimit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
“Nëse vazhdon kështu kryeministri Hoti, unë nuk e mbështes në qeveri. Ja kam thënë zyrtarisht, i kam dërguar edhe shkresë me vërejtjet, nuk ka pasur arsye me marrë shefen e kabinetit të tij në takimin me Vuçiçin dhe ka lënë jashtë takimit Selim Selimi,”- tha Haradinaj.