Kreu i PDK-së, Kadri Veseli është infektuar me koronavirus.
Deri më tani, vetë Veseli nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë, ndërsa lajmi është bërë i ditur nga “Express”
Ndërkohë, prej dy javësh, pozitiv me koronavirus në Kosovë është edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Ai është vetëizoluar dhe sipas mediave kosovare ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
