Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Raporti europian për Monitorimin e Drogave/ Alibeaj: Konfirmon lidhjen e fortë mes pushtetit dhe parave të pista për të blerë zgjedhjet

15:04 / July 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alibeja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

PD ka reaguar përmes ish deputetit Enkeled Alibeaj lidhur me raportin Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave, për të cilin tha se konfirmon lidhjen e fortë mes pushtetit dhe parave të pista për të blerë zgjedhjet.

“Ky raport fakton se Edi Rama jo vetëm ka ndërtuar narkoshtetin që në ditët e para të qeverisjes së tij, por e ka përdorur krimin e organizuar për t’ia kundërvënë opozitës, për të frikësuar kundërshtarët, për t’i mbyllur gojën shoqërisë dhe mediave me të gjitha format.” -u shpreh Alibeaj.

Deklarata e plotë:

Dosja 184 për blerjen e zgjedhjeve në Dibër dhe dosja 339 për blerjen e zgjedhjeve në Durrës, Shijak, Kavajë dhe Lezhë përmes trafikantëve ndërkombëtarë të drogës nga Partia Socialiste në pushtet nuk janë raste të izoluara të partneritetit të qeverisë së Edi Ramës me krimin e e organizuar.

Raporti më i fundit i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave, e cila bashkëpunon me Europolin, konfirmon lidhjen e fortë mes pushtetit dhe parave të pista për të blerë zgjedhjet.

Ky raport fakton se Edi Rama jo vetëm ka ndërtuar narkoshtetin që në ditët e para të qeverisjes së tij, por e ka përdorur krimin e organizuar për t’ia kundërvënë opozitës, për të frikësuar kundërshtarët, për t’i mbyllur gojën shoqërisë dhe mediave me të gjitha format.

Gjetjet e raportit të Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave sjell fakte të rënda

Raporti liston shërbimet që krimi i organizuar, trafikantët ndërkombëtarë të drogës i bëjnë qeverisë për të mbajtur pushtetin. Ato nisin nga mbështetja për kandidatët politikë, tek financimi i fushatave elektorale në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale, si dhe përfitimet e tjera të pushtetit; nga frikësimi i kundërshtarëve në zgjedhje tek prishja e mitingjeve të partive opozitare dhe duke e vulosur bashkëpunimin qeveri-krim i organziuar me manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve.

“Partitë politike kanë përfituar fonde nga figurat e krimit të organizuar. Anëtarët e grupeve kriminale kanë shërbyer si komisionerë në qendrat e votimit. Pavarësisht mungesës së hetimeve ose vendimeve gjyqësore, deputetët dhe ministrat kanë qenë shënjestra të akuzave publike për lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Krimi i organizuar ka arritur të neutralizojë shoqërine, madje edhe përsa i përket lirisë së fjalës”- thuhet në raport.

Të gjitha këto shërbime që ruajnë pushtetin e Edi Ramës kanë sjellë paprekshmërinë e krimit të organizuar nga policia dhe nga drejtësia. Asnjë organizatë kriminale, asnjë bos i trafikut të drogës nuk është arrestuar apo dënuar gjatë qeverisë së Edi Ramës, sepse lidhjet e krimit të organizuar të çojnë të gjitha në zyrën e kryeministrit.

Janë lidhjet e politikës me krimin ato që kanë mbajtur vendin peng, të pazhvilluar, të paintegruar, të izoluar. Që të ndërpriten këto lidhje, duhet të largohet Edi Rama!

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.