Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Miratimi i marrëveshjes, reagon Soreca: U plotësua një nga kushtet për negociatat, por nuk duhet të..

16:35 / July 23, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Soreca 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca shprehet se me votimin e paktit të 5 Qershorit u plotësua një nga kushtet kryesore për fillimin e negociatave. Por sipas tij nuk duhet të dëmtohet fryma e marrëveshjes së 5 q ershorit. “Bashkimi Europian mirëpret miratimin nga Parlamenti i Shqipërisë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25.3.2020. Dispozitat e reja legjislative do t’i japin qytetarëve shqiptarë një kornizë zgjedhore me integritet dhe standarde më të larta transparence, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODHIR. Ne jemi njohur me propozimet shtesë për reformimin e sistemit zgjedhor. Ndërsa pranojmë rolin e Parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë në lidhje me sistemin zgjedhor, ne nxisim të gjitha palët të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik me të njëjtën frymë gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese demonstruar gjatë miratimit të marrëveshjes politike të 5 qershorit. Procesi që çon në ndryshime shtesë nuk duhet të dëmtojë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit”, shprehet Soreca.

soreca tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026

BE ndalon shkatërrimin e rrobave të pashitura, hyjnë në fuqi rregullat e reja për industrinë e modës

17:13 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.