Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

e-Transport / Së shpejti bileta online, ulen kostot e transportit për qytetarët

17:37 / July 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
autobus korona 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) bën me dije se së shpejti do të nisë një investim në sektorin e transportit. Ky investim do të lehtësojë transportin e qytetarëve të cilët do kenë mundësi që të presin biletat online përmes telefonit, të zgjedhin shërbimin më të mirë, të udhëtojnë me më pak kosto. Projekti do të formalizojë tregun e transportit ç’ ka do të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët dhe do të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit.

Me anë të këtij projekti synohet t’u jepet zgjidhje këtyre problematikave:
• Krijimi i një database elektronike me të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin e subjekteve të transportit ndërqytetës;
• Krijimi i llogarive për shoqëritë e transportit ndërqytetës, Njësisë Menaxhuese të Terminalit dhe Agjencisë së Biletave;
• Aplikimi online ne portalin e-Albania për licencim/certifikim;
• Monitorimi i subjekteve nëpërmjet migrimit të të dhënave për zbatimin e kushteve të përcaktuara në licencë (oraret, frekuenca, itinerari);
• Mundësia e gjenerimit të skemave të subvencionimit të operatorëve;
• Përdorimi i të dhënave të e-transport për prerjen e biletave nga agjencitë, aplikacioneve të ndryshme ose pajisjeve të tjera;
• Përdorimi i të dhënave mbi fluksin për miratimin e linjave, orareve;
• Integrimi me sisteme të treta.
Sa më sipër, projekti e-transport, do të sjellë formalizmin e rrjetit të transportit ndërqytetës duke rritur cilësinë e ofrimit të shërbimit për qytetarët dhe turistët. Me anë të dixhitalizimit të këtij procesi, do të behet e mundur prerja e biletës edhe online nëpërmjet çdo telefoni apo kompjuteri, duke shmangur në ketë mënyrë vajtjen në terminalin kryesor dhe gjendjen përpara faktit ku mjeti i transportit që niset në atë orar nuk ka vende të lira.

e-transport do të ndërlidhet në të ardhmen e afërt edhe me sistemin elektronik për menaxhimin e transportit brenda qytetas duke bërë të mundur blerjen e biletave të ndërthurura me një çmim më të lirë se sa blerja e tyre në mënyrë të veçantë.
Sistemi do të ofrojë edhe blerjen e biletave javore ose mujore me qëllim uljen e transaksioneve të kryera nga udhëtari.
Blerja e biletave nëpërmjet një sistemi elektronik sjell:
• Formalizim te tregut te transportit ndërqytetës;
• Rritje te ardhurash për arkën e shtetit nëpërmjet mbledhjes reale te taksave;
• Lehtësim për udhëtaret ne blerjen e biletave te veçanta ose te ndërthurura;
• Mundësi planifikimi fluksi nga ana e shoqërive të transportit ndërqytetës;
• Kontroll me efikas i shoqërive te transportit ndërqytetës nga ana e institucioneve shtetërore;
• Statistika për numrin e udhëtareve për secilën linje me qellim koordinimin e investimeve te shoqërive te transportit dhe te vete administratës shtetërore.
Projekti e-transport do të sjellë gjithashtu edhe dixhitalizimin e procesit të aplikimit, trajtimit, dhe miratimit ose refuzimit të pajisjes me licencë transporti te shoqërive te transportit ndërqytetës.
I gjithë procesi do të kryhet online, ku tashmë të gjithë qytetaret dhe bizneset janë të ndërgjegjshëm për efektet pozitive që vijnë nga kjo mënyrë ofrimi shërbimi:
• Ulje kostosh;
• Shërbim me i shpejtë;
• Aplikim online nga kudo dhe kurdo, duke mos u shqetësuar nëse ka kaluar ora 16.30 e mbylljes se zyrave te institucionit, apo për largësinë qe ka nga zyra e biznesit.

Vlera e përafërt e përllogaritur për implementimin e sistemit e-transport është 138,746,900 leke, dhe në përputhje me dispozitat e VKM-se nr. 710, datë 21 gusht 2013, “Për Krijimin dhe Funksionimin e Sistemeve tё Ruajtjes sё Informacionit, Vazhdueshmërisë sё Punës dhe Marrëveshjeve tё Nivelit tё Shërbimit” mirëmbajtja do të jetë për një periudhe 4 (katër) vjeçare me një vlerë të përafërt të përllogaritur 60,001,333 lekë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.