Ata shfaqen gjithmonë mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin. Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë festuar 2-vjetori ne lidhjes së tyre dhe 49-vjeçarja nuk i ka përmbajtur emocionet e saj.
Ajo ka postuar në Instagram një kolazh fotosh të tyre, me një mesazh të ëmbël.
“Dy vite të qeshura. Dy vite zbavitje. Dy vite aventurë. Të gëzimit të të rriturit dhe të mësuarit. Të një miqësie të vërtetë. Dhe shumë dashuri!!!! Ti e bën botën time një vend më të sigurtë, më të bukur më të qëndrueshëm… … më bën të ndjehem adoleshente dhe t’ia nis nga e para”, shkruan JLo.
Lum ai që të ka Jennifer!
