Lidhja e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi me luftën për liri qënka e hershme. Përmes një postimi në Facebook, Presidenti Thaçi ka kujtuar Sadik Ramën, familja e të cilit ka qenë shtyllë e fortë e lëvizjes kombëtare për gjysmëshekulli. Thaçi bën me dije se gjyshi i tij, Sinani, ishte nip i familjes së gjerë Rama.
“ Jam rritur me emrin e atdhetarit Sadik Rama nga Gjurgjeviku i Klinës. Gjyshi im, Sinani, ishte nip i familjes së gjerë Rama. Familja e Sadik Ramës ka qenë shtyllë e fortë e lëvizjes kombëtare për gjysmëshekulli. I lidhur me personalitetet që bënë historinë, prej Haxhi Zekës e deri te anëtarët e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, Sadik Rama bashkëpunoi me Hasan Prishtinën e Azem Bejtën në organizimin e kryengritjeve më të rëndësishme të gjysmës së parë të shekullit njëzet. Sadik Rama hyn në radhën e figurave më të ndritura të historisë së Kosovës. HTH”, shkruan Thaçi. /tirananews.al
