Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Hyri nga dritarja e tualetit dhe i vodhi lekët të moshuarit, zbardhet vjedhja në Gjirokastër

12:13 / July 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia e gjirokastres ok 1526301762 7606897
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Gjirokastrës ka zbardhur një ngjarje të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një person ka hyrë në banesën e një të moshuari, duke i vjedhur 18.700 lekë.

Në pranga ka rënë autori i ngjarjes, 32-vjeçari V. K., i cili ka hyrë nga dritarja e tualetit dhe ka kryer vjedhjen.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të datës 24.07.2020, në lagjen “Kodra e shtufit”.

Kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen “Kodra e shtufit”, në banesën e shtetasit H. Sh., 80 vjeç (kati i parë i një pallati), ka hyrë nga dritarja e tualetit një shtetas dhe ka vjedhur 18.700 lekë. Ky shtetas, kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.

Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera u bë ndalimi i shtetasit V. K., 32 vjeç, banues në lagjen “18 Shtatori” dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

17:18 / August 25, 2026

Kultivonin kanabis pranë shtëpisë, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz

13:47 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

09:50 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.