Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas 86 vjetësh, lutjet myslimane të së premtes mbahen në kishën e Shën Sofisë

13:40 / July 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1595589584 unnamed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 86 vjetësh, besimtarët myslimanë në Turqi do t’i mbajnë lutjet e së premtes në objektin e ish-muzeut të Shën Sofisë, të cilin Turqia e ktheu në një xhami, përmes një dekreti presidencial, i cili u dënua ndërkombëtarisht.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe aleatët e tij konservatorë do të marrin pjesë në lutjet në monumentin që u ndërtua në shekullin e 6-të nga perandori bizantin Justiniani I, si kisha më e madhe në botën e krishterë. Mozaikët e krishterë bizantinë, brenda ndërtesës do të mbulohen me perde në kohën e lutjes.

Shën Sofia, apo siç njihet në Turqi Aja Sofia u shndërrua në një xhami pas pushtimit otoman të Kostandinopojës, Stambollit të ditëve të sotme, më 1453.

Statusi i saj u ndryshua në një muze përmes një dekreti të vitit 1934 të nënshkruar nga themeluesi i republikës moderne turke, Mustafa Kemal Ataturk.

Ky vend është një nga atraksionet më të njohura turistike të Turqisë, me 3.7 milionë vizitorë në vitin 2019.

Vendimi për ta kthyer Shën Sofinë përsëri në një xhami i ka shqetësuar turqit të cilët e shikojnë ndërtesën si emblemë të kushtetutës së tyre laike.

Por, masa nuk u dënua gjerësisht nga politikanët e opozitës turke. Erdogan është zotuar se do ta mbajë të hapur për turistët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

MIA/ Pretendimet për bojkotimin e mësimit në gjimnazin “Partizani” nuk qëndrojnë, procesi mësimor vijon normalisht

12:42 / October 14, 2026

Bordi i Transparencës njofton çmimet reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

12:25 / October 14, 2026

“Opozita është në vështirësi!” – Blendi Fevziu: Berisha të ikë dhe të hapë rrugën për lider të ri

11:53 / October 14, 2026

Dhuna në protestë, 16 të arrestuar/ Dëmtuan institucione shtetërore dhe subjekte private, procedohen 49 të tjerë

11:11 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.