Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas përfundimit të garës për zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në një postim në mediat sociale, Kim shkruan se ëndrra për një drejtësi po bëhet realitet.
POSTIMI I PLOTË
Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH kurrë nuk do të krijohet, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjuam nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk është e vërtetë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara.
