Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Lajçak dhe Reeker bisedojnë për dialogon Kosovë-Serbi

23:35 / July 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lajcak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se ka takuar në Bruksel ushtruesin e detyrës së ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Philip Reeker.

“Biseduam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe për bashkëpunimin tonë të ngushtë në dialogun Beograd-Prishtinë”, shkroi Lajçak në Tëitter, pa dhënë më shumë detaje.

Takimi i tyre zhvillohet një javë pasi në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, ka rifilluar dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, ndërsa këtë javë është mbajtur edhe një takim në nivel ekspertësh.

Një ditë më herët, në një telekonferencë me gazetarë, Reeker tha se SHBA-ja do t’i vazhdojë bisedimet me BE-në për dialogun Kosovë-Serbi.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se cili është roli i Shteteve të Bashkuara në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas nismës së BE-së për të rifilluar procesin, dhe nëse ka bashkëpunim mes SHBA-së dhe BE-së, Reeker tha se “i vjen mirë për rifillimin e dialogut” dhe se SHBA-ja do ta mbështesë këtë proces.

Përaqësues të posaçëm në dialgun Kosovë-Serbi kanë edhe Shtetet e Bashkuara: diplomatin Richard Grenell.

Një takim midis palëve, i paraparë të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, në fund të qershorit, nën organizimin e Grenellit, nuk është mbajtur, pasi paraprakisht Prokuroria Speciale në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur aktakuzë për krime lufte kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili duhej të merrte pjesë në atë takim.

Grenell ka paralajmëruar organizimin e një takimi tjetër të ngjashëm, por nuk ka dhënë ndonjë datë konkrete.

bisedojne dialogun kosove-serbi Lajçak dhe Reeker
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.