Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një vizitë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ ku është shoqëruar nga drejtoresha Eliona Demaliaj.
Manastirliu thotë se vijojnë investimet për terapi intensive jo vetëm në spitalet COVID, por edhe në maternitete dhe spitale rajonale.
“Vijojmë të përgatisim sistemin shëndetësor për këtë situatë të pazakontë, me investimet në terapitë intensive jo vetëm të spitaleve COVID, por edhe në maternitete dhe spitalet rajonale.
Të gjithë bashkë të mbrojmë stafet mjekësore që çdo ditë kujdesen që nënat dhe të porsalindurit të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt”, apelon ministrja teksa këshillon në fund të vendosim maskën.



