Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ANALIZA / Për kë bëhen zgjedhjet?

15:03 / July 26, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
116345957 10157674230397689 7348638271754592058 n 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Denar Biba-Nënkryetar i KQZ-së
Dje doli në media një projekt-fletëvotimi me emrat e subjekteve në të majtë dhe një seri numrash (34), në kuptim të 34 kandidatëve për deputetë që konkurrojnë nën siglën përkatëse të subjektit politik. 34 numra, sepse fleta e votimit i referohej si shembull qarkut (rajonit) të Tiranës, i cili ka 34 deputetë (sipas përllogaritjeve të Zgjedhjeve 2017).
Fleta u paraqit si zgjidhja magjike e cila paqton “hapjen e listave të kandidtëve të partive politike” me ruajtjen e “koalicioneve parazgjedhore” mes tyre, në mënyrën siç funksionojnë aktualisht, pra ku çdo parti konkuron me listën e saj të veçantë. Ky propozim i opozitës jashtë-parlamentare vjen përkundrejt propozimit të mazhorancës parlamentare për të hapur listat, por(!) duke ndryshuar paraqitjen e koalicioneve, në mënyrë të tillë që partitë pjesëmarrëse në një koalicion të detyrohen të dalin me 1 listë të vetme (të hapur) kandidatësh.
Partia Socialiste e argumenton këtë ndryshim si të detyruar prej kompleksitetit të pazakontë (për të mos thënë të jashtëzakonshëm) që do të krijohet në menaxhimin e procesit zgjedhor, fillimisht me votimin e që do kulmojë me numërimin e stërzgjatur, nëse lejohet që çdo parti të dalë me listën e saj.
Siç thashë edhe më lart, projekt-fletë votimi i bërë publik dje pretendon se e zgjidh situatën komplekse.
Në fakt, paradoksalisht, ai projekt i sugjeruar nga Partia Demokratike, merr në konsideratë ekzaktësisht atë çfarë pretendon e kërkon PS. Sipas kësaj të fundit, nxitja e koalicioneve nxit në vijim në mënyrë krejt artificiale regjistrimin në zgjedhje të partive fiktive, atyre partive të cilat, në çdo palë zgjedhje kur kanë konkuruar, nuk ia kane dalë të marrin as votën e qytetarëve që kanë firmosur për regjistrimin e tyre në gjykatë si parti politike!
PS, tashmë që parlamenti po shkon drejt normimit të listave të hapura, kërkon që partite brenda një koalicioni të dalin me 1 listë të vetme të përbashkët kandidatësh. Përndryshe procesi i votimit dhe veçanërisht i numërimit do të vështirësohet shumë, me pasoja që nuk mund të neglizhohen.
PD, më në fund, pranoi hapjen e listave, por kërkon që çdo parti anëtare e një koalicioni të dalë me listën e saj të kandidatëve. Sipas PD, kjo nuk e komplikon aspak procesin. Si shembull jepet një fletë votimi me (vetëm!!!) 16 subjekte konkuruese në zgjedhje.
E vërteta është krejt ndryshe: sa herë që janë lejuar koalicionet parazgjedhore, numri i partive që janë regjistruar në KQZ për të garuar ka qenë mbi 60, ndërkohë që kur koalicione nuk ka pasur, numri i tyre ka qenë nën 20.
Përllogaritja që sillet si argument nga PS bazohet pikërisht mbi këtë fakt historik. 60 apo më shumë parti, ku secila konkuron me listën e saj, do e bënte votimin të pakuptueshëm për shumë qytetarë pa informacionin/edukimin e duhur dhe, mbi të gjitha, do të vështirësonte dhe zgjaste tej mase nxjerrjen e rezultatit përfundimtar. Duke detyruar përmes ligjit daljen me 1 listë të vetme të partive anëtare të një koalicioni parazgjedhor, PS arsyeton (bazuar te eksperienca e konsoliduar) se partitë “shushunjëza”, të cilat përfaqësojnë pak apo aspak nga këndvështrimi i elektoratit, nuk do të kenë nxitje të marrin pjesë në zgjedhje. Prej këtej edhe një flete votimi me vetëm 8-16 subjekte (pak a shumë).
Nga ana tjetër, PD vlerëson se koalicioni është pika e saj e fortë. Bashkë me LSI, PR, PDIU, etj., koalicioni “i djathtë” i udhëhequr nga PD mund të maksimalizojë votat e marra dhe (ndoshta) të fitojë më shumë vende në parlament se PS, duke marrë të drejtën të formojë qeverinë.
Ky është edhe paradoksi i fletëvotimit – projekt të paraqitur dje. Ai projekt i PD vërtet është i thjeshtë, siç pretendohet, por pikërisht sepse parashikon jo më shumë se 16 subjekte. Problemi është se mbetja te ky numër maksimal mund të arrihet vetëm përmes propozimit të PS, që synon jo ndalimin ligjërisht të koalicioneve, por heqjen e stimulimeve të tyre, përmes bërjes së detyruar të listës unike (të hapur) të koalicionit si një i tërë.
Me fjalë të tjera, projekt-flete votimi i propozuar nga PD është real dhe i efektshëm vetëm në hipotezën se pranohet propozimi i PS për daljen e koalicioneve me 1 listë të vetme kandidatësh! Përndryshe, asaj projekt-flete i duhen shtuar edhe 50 rreshta të tjerë (plus/minus 5). Kurse procesit zgjedhor i duhen shtuar edhe disa muaj pas datës së zgjedhjeve. Sa për “votuesin (nën)mesatar”, ai do të përjetojë votimet më të pakuptueshme në historinë e tij përgjate tranzicionit demokratik.
Po e mbyll me një episod që më ndodhi personalisht dje. Në korridor të pallatit më përshendet një komshi dhe më pyet se ç’po ndodh me zgjedhjet. “S’po marrim vesh gjë”, tha dhe vijoi: “Këta harrojnë se zgjedhjet janë për ne, jo për partite!”. I re pikës, mendova, kjo ështeë edhe zgjidhja!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Dobët në internet, fort në terren…

17:56 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.