Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trafiku i së dielës, policia informon shoferët: Ja akset ku po shtohet fluksi i automjeteve!

18:04 / July 26, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trafik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit informon për akset rrugore në Shqipëri që janë përfshirë nga fluksi i automjeteve në këtë të dielë si ditë pushimi.

Sipas policisë janë akset bregdetare në drejtim të Morinës dhe Tiranës që kanë një fluks të shtuar. Po ashtu nga Himara në Radhimë e deri në dalje të Vlorës ka fluks automjetesh. Nuk mbetet pas as Gjiri i Lalzit- Maminas si dhe tek rruga dyësore në ‘Plepa’ por aty nuk ka bllokime.

Po ashtu edhe tek mbikalimi apo nënkalimi në Maminas ka fluks në dalje por nuk ka probleme. Edhe kryeqyteti është përfshirë nga fluks i automjeteve në rritje teksa normal mbetet trafiku në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.

Policia thotë se ka marrë masat, ka shtuar kontrollet dhe po monitoron ndërkohë po i bën apel shoferëve mos kryejnë manovra në rrugë apo parakalime të gabuara ose do të ndëshkohen.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia e Shtetit

Ka disa minuta që fluksi në kthim ka filluar të shtohet në akset bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës.

Ka filluar të shtohet fluksi i daljes nga Shëngjini dhe Talja. Ngarkesë te kryqëzimi i Shëngjinit.

Po kështu nga Himara, Radhima e deri në dalje të Vlorës.

Nga Gjiri i Lalzit deri në Maminas ka filluar të shtohet.

Tek rruga dytësore në plepa ka fluks të shtuar në dalje, por trafiku është i rrjedhshëm, pa bllokime.

Tek mbikalimi dhe nënkalimi, në Maminas, ka fluks të shtuar në dalje, por është i rrjedhshëm dhe pa probleme.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit Elbasan trafiku është normal, s’ka fluks.

Hyrja në Tiranë në këto momente ka fluks në rritje.

Deri tani s’ka bllokime, s’ka ndalesa, lëvizja e rrjedhshme.

Policia Rrugore është shtrirë në të gjitha këto akse, me shërbime të shtuara, duke bashkëpunuar e bashkërenduar me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat.

Në akset kryesore rrugore aktualisht vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me 6 radarë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara.

Gjithashtu, Policia Rrugore ka marrë masa duke kombinuar shërbimet edhe me shërbime civile që aktualisht janë në patrullim në akset ku ka fluks të madh lëvizjeje, për të parandaluar parakalimet e bllokimet e rrugëve dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që kryejnë këto shkelje.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos kryejnë manovra në rrugë apo parakalime të gabuara duke u bërë shkak për bllokim të trafikut apo burim aksidenti.

Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të presin në radhë në rast bllokimi të trafikut.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.