Aktori i humorit Julian Deda është prej vitesh anëtar i Partisë Demokratike, por këtë herë duket se do të kandidojë për deputet.
Madje ai ka pasur edhe një kërkesë nga ish- deputeti i PD, Ervin Salianji.
Deda ka postuar në rrjetët sociale një foto ku duket duke larë një makinë ngjyrë blu. Dhe krahas saj shkruan “Laje o jul”
Menjëherë ka ardhur edhe një koment nga ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ku shkruan: “merre kovën me vete futi një dorë dhe parlamentit”
Këtë herë ftesa është bërë e hapur edhe publike kështu që edhe Juli i është përgjigjur publikisht: “Gati e kam kovën …më duhet verëm fletëhyrja”.