Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish-kapiteni i Kombëtares feston sot ditëlindjen dhe urimet më të bukura i merr nga Monika dhe kryeministri Rama

14:34 / July 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lorik cana 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare feston ditëlindjen e 37-të dhe bukuroshja italiane e ka uruar nëpërmjet një Instastory, ku shkruan:

“Urime jeta ime”, ka shkruar në shqip Monika teksa ka vijuar urimin në italisht duke e konsideruar si një person të ndershëm të durueshëm, teksa i thotë se e do e gjithë familja.

monika

Një urim të veçantë Loriku e ka marrë edhe nga kryeministri Edi Rama që i ka shkruar në Facebook fjalët më të bukura, duke mos e fshehur krenarinë dhe respektin ndaj tij.

lorik cana

Urimi i Ramës

#EDHE100💐

LORIK CANA është ndoshta i vetmi bartës i fanellës kuqezi apo të paktën i vetmi që unë njoh, që fushën e blertë të futbollit dhe fushën e historisë së shqiptarëve, i ka jetuar si dy gjysmat e së njëjtës fushë të pasionit të tij. I dhënë tërësisht pas sportit më popullor në botë, qysh në fëmijëri, falë talentit, vullnetit dhe një babai të paepur në ëndrrën për ta parë djalin në majat e lojës me top, Loriku u ngjit lart e la gjurmë në çdo skuadër ku luajti. Ai mbajti shiritin e kapitenit në shpellën e ujqve francezë të Olimpikut të Marsejës dhe u bë simboli i Kombëtares së shqiponjave të mbledhura nga tërë trojet shqiptare, për ta çuar flamurin kuqezi për herë të parë në histori në Finalet e Europës.

Po çka e bën krejt të veçantë kingun kosovar, në rrugën e mundimshme drejt majave të futbollit, ku pati jo njëherë dhe taksiratin e dëmtimeve fizike që do kishin shtrirë përtokë edhe një elefant, është pasioni i tij për historinë, origjinën, gjuhën, luftrat, përpjekjet e shqiptarëve në shekuj. Nuk e di a ishte fanella kuqezi që e çoi Lorikun tek leximet mbi betejat e shqiptarëve në shekuj apo ishin leximet e betejave që e bënë atë ta përjetonte fanellën si koracë lufte për Shqipërinë në fushën e betejave sportive, por sa herë e kam takuar e folur me të për Kombëtaren, aq herë më është dukur sikur flisja me ndonjë prijës ushtarak të etur për fitore të vështira, e jo me një sportist të ngopur me lavdinë e tij.

Loriku u tërhoq nga fusha e blertë, kur trupi i plagosur nuk e ndiqte dot më ambicien e heroit, për të udhëhequr me forcën e shembullit beteja deri në pikën e fundit të gjakut dhe iu përkushtua krijimit e zhvillimit të një fondacioni për fëmijët.

Duke ia uruar sot ditëlindjen kapitenit të paharrueshëm të kuqezinjve, nuk e di pse kam bindjen se nuk do të jetë e largët dita kur prijësi i hijshëm, do të zbresë përsëri në arenë për të udhëhequr kuqezinjtë e Shqipërisë a verdheblutë e Kosovës apo kushedi, pse jo, një armatë të trojeve të bashkuara në të ardhmen, në ndonjë luftë sportive të paharrueshme përsëri. Amen!

lorik cana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.