Sipas studimeve të shumta është zbuluar se gjethet e dafinës zvogëlojnë sheqerin në gjak dhe parandalojnë diabetin e tipit 2 tek njerëzit të cilët kanë probleme shëndetësore. Ajo mundëson rritjen e flokëve, zvogëlimin e zbokthit dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Disa studime të tjera kanë zbuluar se gjethja e dafnës mund të shkatërrojë edhe qelizat e kancerit.
E përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale, kjo barishte konsiderohet gjithashtu si një simbol i nderit. Grekët e Lashtë kurorëzonin heronjtë e tyre të luftës dhe Olimpët me një kurorë me gjethe dafine.
Më poshtë janë janë disa nga arsyet pse ju duhet ta përdorni atë më shpesh në jetën e përditshme.
1. Kontrollon diabetin
Një studim zbuloi se njerëzit që e përdorin dy herë gjethen e dafinës në ditë, kishin ulje të nivelit të sheqerit në gjak. Studimi zbuloi gjithashtu se përmbajnë komponime që mund të ndihmojnë në përpunimin e insulinës në një shkallë efikase. Dafina është gjithashtu e dobishme për njerëzit me një rrezik të lartë të diabetit tipi 2. Studimi gjithashtu vuri re edhe uljen e nivelit të kolesterolit.
2. Përmirëson punën e zemrës tuaj
Dafina përmban rutin dhe acid kafeik. Këto komponime forcojnë muret e zemrës suaj dhe ulin nivelin e kolesterolit. Nivelet e larta të kolesterolit mund të çojnë në krijimin e pllakave dhe kjo mund të shkaktojë një sulm në zemër ose goditje në tru.
3. Ndihmon tretjen
Gjethet e dafinës përmirësojnë tretjen, largojnë toksinat e tepërta nga trupi dhe stimulojnë lëngjet e tretjes. Gjithashtu, enzimat e pranishme në këtë gjethe ndihmojnë në tretjen e ushqimit në mënyrë efikase, të dobishme për njerëzit me sindromën e zorrës së irrituar ose ndonjë çështje tjetër të tretjes.
4. Zbut dhimbjen
Dafina përmban gjithashtu veti anti-inflamatore. Kjo e bën të dobishme për të zvogëluar dhimbjen tek njerëzit që vuajnë nga çdo lloj enjte dhe nga artriti. Ju mund të krijoni një pastë të kësaj gjetheje, aplikojeni në zonën e prekur dhe lëreni atë përreth 20 minuta. Nëse masazhoni ballin tuaj me vajin e gjethes së dafinës dhimbja juaj e kokës do zhduket si me magji.
5. Rrit efektet kundër kancerit
Disa studime sugjerojnë që gjethet e dafinës mund të jenë të dobishme për të shkatërruar qelizat e kancerit. Kjo për shkak se është e mbushur me fitonutrientë dhe katekinë – përbërës që mund të trajtojnë qelizat kancerogjene. Një studim zbuloi se ekstrakti i gjetheve të dafinës ndihmon në eliminimin e qelizave të kancerit të gjirit.
6. Shëron fytin e irrituar dhe zvogëlon kollën
Një veçori tjetër e mahnitshme e gjetheve të dafinës është aftësia për të pastruar sistemin tuaj të frymëmarrjes. Nëse keni një të ftohtë ose një kollë të keqe, gjethet e dafinës mund t’ju ndihmojnë të keni një frymëmarrje të lehtë dhe të shpëtoni nga bakteret. Vloni 4-5 gjethe në ujë. Pasi të jetë ftohur, lageni një leckë me këtë lëng dhe vendoseni në gjoksin tuaj. Sigurohuni që lecka nuk është e nxehtë para se ta aplikoni kudo në trupin tuaj.
7. Trajton gurët në veshkë
Një studim zbuloi se gjethet e dafinës mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të ureazës në trupin tuaj. Kur keni shumë urease, kjo mund të çojë në zhvillimin e gurëve në veshka dhe probleme të tjera të stomakut.
8. Lufton ankthin dhe stresin
Nëse e keni të vështirë të relaksoheni në fund të ditës, provoni të pini një filxhan çaj dafine. Ajo do ju qetësojë nervat tuaja, parandalon ankthin, madje dhe nxit gjumin.