Anëtarët e opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i kanë shkruar sërish deputetit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurit. Në një e-mail drejtuar anëtarit të maxhorancës në KP, Vasili dhe Bylykbashi shprehen se PS është kundër dialogut dhe kërkon të bëjë ndryshime pa konsensus.
Dy përfaqësuesit e opozitës shkruan se propozimi i PS është i njëanshëm dhe e bën fakt të kryer: Mundësinë që hapja e listës të jetë vetëm për 2/3 e saj dhe jo 100 % e listës. o ashtu shprehet se hiqen dhe koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, siç janë të garantuara sot në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, duke ndryshuar në këtë mënyrë edhe formulën e përllogaritjes së mandateve dhe lënë hapësira për të ndryshuar ndarjen administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral.
