Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas Kavajës denoncohet tjetër skandal / 10-vjeçarja nga Tirana lindi fëmijë pas abuzimit… fati e “përplas” në një tjetër dramë

17:32 / February 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
perdhunim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Fol me psikologen” programi online i “GSH” ka trajtuar këtë herë problematika lidhur me fëmijët. Historia e parë që erdhi në këtë program ishte historia e një vajze 10-vjeçare. Ajo jeton në një zonë në periferi të kryeqytetit dhe del të fitojë para duke lypur, për shkak se babai i ka vdekur ndërsa e ëma rrit në shtëpi 4 fëmijë të tjerë.

Psikologia Ervisa Lula ka sjellë një pjesë të bisedës me të duke theksuar situatën e vështirë ku ndodhet Ola, situatë e cila e ka kthyer në një “kryefamiljare” që siguron mbijetesën e familjes.

Mirgit Vataj, drejtori i linjës së këshillimit të fëmijëve Alo 116 ka premtuar në studio që pas marrjes së të dhënave të së miturës do të vihen në lëvizje, e në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës do ta ndihmojnë atë dhe familjen e saj. Historia tjetër e trajtuar në emision është historia e një gruaje e cila po rrit mbesën e saj 2-vjeçare pasi e bija është trafikuar.

“Përshëndetje! Jam Mira dhe prej 2 vitesh nuk di asgjë se ku është vajza ime. Policia nuk më thotë asgjë për vendndodhjen e saj. Më thonë se e kanë trafikuar. Në moshën 15 vjeçare u bë nënë dhe….”

I ftuar në studion e “Fol me psikologen” Vataj ka sjellë detaje mbi rastet e vështira me të cilat stafi i linjës së këshillimit për fëmijë përballen çdo ditë duke filluar me telefonatat e fëmijëve të cilët kërkojnë ndihmë. Denoncimet janë të ndryshme, disa denoncojnë dhunën në familje, disa të tjerë denoncojnë abuzimet seksuale apo dhe rastet e trafikimeve të të miturve dhe adoleshentëve. Drejtori i Alo 116 ka sjellë detaje edhe nga një rast tronditës i një të miture e cila ishte abuzuar seksualisht nga fqinji i saj.

Ervisa Lula psikologe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.