Një mjek kinez ka konfirmuar që zyrtarët e Wuhan-it kanë mbuluar shkallën e shpërthimit fillestar. Profesori Yuen Kwok-yung, i cili vizitoi ish-epiqendrën e koronavirusit në janar për të ndihmuar në diagnostikimin e rasteve, i tha BBC-së që autoritetet lokale shkatërruan provat fizike dhe siguruan përgjigje ‘të ngadaltë’ për gjetjet klinike.
“Unë dyshoj se ata kanë bërë disa mbulime lokale në Wuhan.Zyrtarët lokalë që supozohet të transmetojnë menjëherë informacionin nuk e kanë lejuar që kjo të bëhet aq shpejt sa duhet”, tha ai për BBC.
