Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e kësaj të marte (28 korrik) në Sarandë.
Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës në rrugën Onhezmi.
Mjeti ka marrë flakë në ecje teksa nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e shpejtë, kjo edhe për afërsinë me vendngjarjen, duke shmangur djegien e mjetit dhe përhapjen në automjetet e parkuara.
