I dërguari i posaçëm amerikan për rajonin, Matthew Palmer, ka folur sot për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me konsensus mes palëve në Këshillin Politik.
Teska mbështeti pajtimin e arritur ndërmjet udhëheqësve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në samitin e zhvilluar sot online, palmer u shpreh se marrëveshja pasqyron bashkëpunimin e ngushtë Shqipërisë me SHBA.
“Marrëveshja e 5 qershorit në Shqipëri për reformën zgjedhore pasqyron bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha zoti Palmer, cituar nga Zëri i Amerikës.
Kjo është deklarata e parë e tij për lëvizjet e fundit politike në Shqipëri, pasi për këtë ëështje është shprehur disa herë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.