Një burrë nga Connecticut në SHBA përballet me akuza vrasjeje pasi duke përdorur një shpatë model “katana” i ka prerë kokën të zotit të shtëpisë pas një debati për pagesën e qerasë.
42-vjeçari Jerry David Thompson nuk kishte shumë që ishte vendosur në një dhomë që kishte marrë me qera nga Victor King, 64 vjeç, ish-agjent sigurimesh në pension dhe lujtar i njohur i ‘bridge’.
Kur King ngriti akuzat se Thompson nuk po paguante në kohë qiranë e shtëpisë, nisi një argument i cili mori një kthesë vrasëse pasi qiraxhiu nxorri shpatën e tij samurai dhe sulmoi qiradhënësin.
Policia dhe zjarrfikësit gjetën trupin e përgjakur të King pasi ishin njoftuar nga të afërmit e tij.
Policia më pas ndaloi dhe Thompson i cili refuzoi të bashkëpunonte me hetuesit, duke thënë se ishte një “qytetar sovran” dhe jo subjekt i autoriteteve apo qeverisë federale.
Ekspertët e grupit ‘COVID-19 Eviction Defense Project’ thonë se 20 deri në 28 milionë njerëz mund të bëhen të pastrehë në SHBA deri në shtator. (Themindunleashed)
