Është zhvilluar në Lezhe takimi rajonal për veriun për intensifikimin dhe thellimin e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, paralajmëroi kontrolle të imtësishme për luftën anti-kanabis, si dhe kontrolle nëpër lokale dhe veprimtari të tjera për zbatimin e të gjitha masave kundër koronavirusit.
“Duam t’i japim një impuls punës së bërë deri tani, me qëllim që ky plan veprimi të përfundojë me sukses, duke bërë të mundur që të finalizohet dhe të largojmë të gjitha pikat e rrezikut dhe që janë alert si vende të mundshme të kultivimit të kanabisit. Gjatë takimit përcaktuam edhe disa objektiva dhe lamë detyra për punën që duhet të bëjë policia, jo vetëm me monitorimin ajror, por edhe duke shfrytëzuar dronët, për identifikimin e pikave të rrezikut. Në takim diskutuam edhe për detyrat që policia do të ndjekë për zbatimin e masave anti-covid, duke qenë se siruata është jo e qetë. Do të vazhdojë puna cdo ditë edhe për zbatimin e të gjitha detyrave anti-covid”, tha Veliu.