Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Profesor Skender Topi zgjidhet Rektor i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” me 89.4% të votave

22:24 / July 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skender topo el
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prof. Dr. Skender Topi rizgjidhet Rektor i Universitetit të Elbasanit edhe për katër vitet në vazhdim.

Pas përfundimit të procesit në 5 fakultete Prof. Dr. Skender Topi fitoi duke grumbulluar 89.4% të votave të grumbulluara nga studentët dhe personeli akademik.

Sa i përket dekanëve të fakulteteve të këtij Universiteti rezultatet janë si më poshtë:

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës rizgjidhet Prof. Dr. Sotir Mali
Në Fakultetin Ekonomik rizgjidhet Prof. As. Dr. Imelda Sejdini
Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore dhe Teknike rizgjidhen Prof. As. Dr. Shkëlqim Hidri

Në dy fakultetet e tjera ende nuk ka një rezultat përfundimatar.

Rezultati i arritur nga profesor Skender Topi për rektor dëshmon edhe njëherë mbështetjen masive që ai gëzon si ndër studentë ashtu edhe në stafin akademik të 5 fakulteteve.

Gjithashtu ai është tregues i punës së kryer deri më tani nga organet drejtuese të udhëhequr me vizion nga prof. Topi.

Pas rezultateve të akreditimit Universiteti i Elbasanit u klasifikua si shkëlqyeshëm nga grupi i punës dhe pritet të marrë maksimumin e viteve (5-6).

Një ndër sfidat e rektorit gjatë viteve në vazhdim është akreditimi i sa më shumë programeve të studimit në të gjitha fakultetet.

Ndërkohë investimet, ndërkombëtarizimi, rritja shkencore dhe profesionale, hapja e degëve që kanë tregje të punës, çelja e degës juridik etj, janë disa nga arritjet katër viteve që shkuan.

Në katër vitet në vazhdim Universiteti i Elbasanit ka si objektiv të kthehet në një nga Institucionet lider të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

elbasanit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tifozët e AF Elbasanit dhe KF Tiranës përleshje masive në fushë, ndërhyn policia!

16:40 / May 10, 2026

Tërmeti 3.8 ballë zgjon Shqipërinë, lëkundje të forta mes Lushnjës dhe Elbasanit

08:23 / March 30, 2026

Akuzohen për pakujdesi pas vdekjes së pacientes 63-vjeçare, procedohen dy mjeket në Spitalin e Elbasanit

12:05 / March 18, 2026

Dita e Verës, amvisat e Elbasanit ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve

10:00 / March 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.