Një burrë që organizoi një festë për të provuar se pandemia e koronavirusi është mashtrim, është detyruar të kërkojë ndjesë pasi 14 të afërm u infektuan me Covid-19 dhe një vdiq.
Toni Green, 43 vjeç, nga Dallas, Texas, organizoi festën me partnerin e tij homoseksual më 13 qershor për të festuar lindjen e një fëmije të një anëtari të familjes.
Maskat nuk u përdorën në event, ndërsa Green besonte se pandemia ishte shpikur për të shkatërruar Donald Trump.
Por menjëherë pas ngjarjes, anëtarët e familjes u sëmurën. Babai i partnerit të tij, Rafael Ceja tani është i intubuar dhe nëna e Z. Ceja vdiq.