Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

I gjendet në shtëpi gjysmë kilogramë kokainë, në kërkim 47-vjeçari

11:03 / July 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kokaine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 47-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Beratit, pasi në shtëpinë e tij u gjet gjysmë kilogrami kokainë. Mësohet se në bashkëpunim me dy të rinj të cilët janë tashmë në hetim në gjendje të lirë shpërndanin lëndë narkotike në këtë qytet.

NJOFTIMI I PLOTE

Berat

Operacioni policor “The Drug Dealer”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Sekuestrohet 543 gramë lëndë narkotike të llojit kokainë

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpinim me Prokurorinë Berat, organizuan operacionin të koduar “The Drug Dealer”, në kuadër të të cilit u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Xh., 47 vjeç, banues në Dërmenas, Fier.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Xh., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 543 gr. lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit K. G., 24 vjeç dhe G. S., 30 vjeç, të dy banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, pasi dyshohet se bashkëpunonin me shtetasin A. Xh., për shitjen e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.