Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shtatë të arrestuar në Tiranë, një 38-vjeçar u kap duke tregtuar

11:16 / July 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim tjeter
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtatë persona dy prej të cilëve ishin të shpallur në kërkim.

Sipas policisë, një 38-vjeçar u kap duke tregtuar paketa cigaresh pa pullë fiskale ndërsa të tjerë u vunë në pranga pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I PLOTE

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, dy prej tyre të shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 38 vjeç, pasi në rrugën “Emin Duraku”, pranë stadiumit, u kap duke tregtuar paketa cigaresh pa pullën fiksale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi paketash dhe një shumë parash.

Specialistët për Qarkullimin Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

•E. S., 51 vjeç, pasi në rrugën Tiranë-Ndroq, u kap duke drejtuar motorin pa lejen përkatëse;

•B. E., 30 vjeç, A. B., 35 vjeç dhe J. H., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur;

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u kap dhe u ndalua shtetasi I. U., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

•Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. J., 31 vjeç, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.