Spanja i është shtuar së fundmi listës së vendeve që kanë njohur Juan Guaido si president i përkohshëm i Venezuelës. Pedro Sánchez e bëri këtë njoftim në një konferencë shtypi. “Në orët e ardhshme – tha kryeministri spanjoll – unë do të vihem në kontakt me qeveritë e Europës dhe Amerikës Latine që duan të bashkohen me këtë njohje, Guaido duhet të thërrasë zgjedhje të lira sa më parë që populli i Venezuelës të jetë në gjendje të vendosë të ardhmen e tij. Komuniteti ndërkombëtar do të duhet të respektojnë rezultatin dhe të verifikojë këtë proces”, tha Guaido.
Sánchez gjithashtu theksoi se vendi i tij mbështet grupin e kontaktit të krijuar nga Bashkimi Evropian dhe “do të promovojë një plan të ndihmës humanitare për BE dhe OKB për të adresuar urgjentisht situatën serioze në Venezuelë”.
Menjëherë pas Spanjës, erdhi edhe reagimi i Francësm Britanisë, Suedisë dhe Austrisë. Jeremy Hunt, ministri i jashtëm britanik, shkroi: “Nicolás Maduro nuk i ka mbajtur zgjedhjet presidenciale brenda kufirit 8-ditor që kishim vendosur, kështu që Mbretëria e Bashkuar, së bashku me aleatët evropianë, i njeh Guaido si president të përkohshëm deri ne mund të mbajmë zgjedhje të besueshme dhe shpresojmë se kjo do të na afrojë me fundin e krizës humanitare”.
Edhe Gjermania i është bashkuar legjitimimit të Guaidos në presidencën venezueliane. Ndërsa Italia mbetet e dyzuar në qëndrimin e saj. Të enjten e kaluar, zëvendëskryeministri Luigi Di Maio iu përgjigj thirrjes së drejtpërdrejtë të Guaidos me këto fjalë:
“Venezuelianët do të vendosin vetë për ndryshimin: jemi në anën e paqes dhe demokracisë, kështu që ne duhet të krijojmë kushtet për inkurajimin e zgjedhjeve të reja.
Duke qenë se jemi “djegur” edhe herë të tjera nga ndërhyrja e shteteve të tjera, ne nuk duam të arrijmë deri në pikën e njohjes së subjekteve që nuk janë votuar. Kjo është arsyeja pse nuk njohim as Maduron”.
Deri tani janë 20 vendet që kanë njohur Guaidon si president, mes të cilave SHBA, Kanadaja. Ndërsa vende si Rusia, Turqia dhe Kina mbeten kundër.