Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook, shkruan se një efektiv i Gardës së Republikës është dhunuar në Vlorës, por ngjarja mbahet fshehtë nga Policia.
Sipas Berishës që i referohet një mesazhi të një qytetari dhunues i efektivit të gardës është djali i një polici.
POSTIMI I PLOTË
“Ne Vlore goditet rende gardisti nga djali i narkopolicit por narkopolicia fsheh krimin! Sb
Pershendetje Z.Berisha doja te ndaja nje cudi qe po ndodhe ne qyteti e Vlores ne dt 2 rreth ores 23.ne vendin e quajture Kapelja nje efektiv i Gardes eshte goditure nga nje djal i nje efektivi policie dhe eshte larguare nga vendi i ngjarjes dhe policija e vlores ska dhen asnje infomacjon per kete ngjarje.Efektivi i Gardes eshte ne gjendje te rende nga gjymtyret dhe doktorret e spitalit dje ishin pushim te hene mbas ores 10 do ta kontrolljm me imtsi thane çudira shqiptaresh,po deshe verifikoje si raste dhe te lutem anonim”,, shkruan Berisha.