Një aksident i rëndë është raportuar në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Drejtuesi i një mjeti ka humbur drejtimin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë.
Informacione paraprake bëjnë me dije se shoferi është plagosur dhe është nisur me urgjencë drejt spitalit. Gjithashtu ka pasur dëme të shumta materiale në mjet.
