Jose Mourinho tani që nuk po drejton një skuadër, po e shfrytëzon kohën e lirë për t’u marrë me aktivitetete të reja.
Trajneri i famshëm portugez ka gjetur një mënyrë që të marrë të ardhura të konsiderueshme nga puna si komentator special në televizion apo i ftuar në evente të tjera. Por në Rusi, “Mou” ka bërë një stadium të tërë të qeshë. I ndodhur në Moskë si i ftuar special për ndeshjen e hokejit mes SKA dhe Avangard, Murinjo ka hedhur diskun në mënyrë simbolike për fillimin e lojës.
Më pas u kthye që të largohet me shpejtësi nga fusha e akullit, por u pengua në tapetin e kuq dhe u rrëzua keq. Lojtarët lënë ndeshjen dhe shkojnë ndihmojnë Murinjon që në ato çaste ka ndjerë jo pak dhimbje.
Për më tepër shikojeni videon:
