Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Çako: 168 vatra zjarri në total, shumica të qëllimshme! Ndëshkime për Bashkitë që kërkojnë direkt ndihmën e ushtrisë

19:44 / August 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarr
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka njoftuat se përgjatë muajit korrik janë evidentuar në të gjithë vendin tonë 168 vatra zjarri, kur shumica prej tyre janë të qëllimshme. Në në deklaratë për mediat, Çako ka bërë me dije se janë djegur 598 hektarë sipërfaqe si pasojë e flakëve, teksa u ka dhënë një mesazh të fortë të gjitha bashkive që nuk janë treguar bashkëpunuese në këtë situatë.

Ai është shprehur se disa prej tyre, por pa përmendur emra konkret, kërkojnë ndërhyrjen nga EC pa i ezauruar të gjitha kapacitetet e tyre, që për të cilin theksoi se është në shkelje të ligjit, duke i paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi.

“Vetëm për muajin korrik janë evidentuar 168 vatra zjarri. Shumica e vatrave të qëllimshme. Në gjithë Shqipërinë janë prekur nga zjarri 598 hektarë sipërfaqe. Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC në gatishmëri të plotë. Në komunikim të vazhdueshëm me prefektët e stafet e bashkive. Disa bashki janë angazhuar maksimalisht në përballimin e zjarreve. Disa bashki ende sot nuk po përdorin asetet e deklaruara për emergjencat. Bashkitë, të parat që duhet të përballojnë fatkeqësitë. Disa bashki kërkojnë ndërhyrjen e FA pa ezauruar më parë kapacitetet e tyre. Sipas ligjit, FA ndërhyjnë vetëm pas ezaurimit të resurseve në nivel vendor. Bashkitë që nuk zbatojnë ligjin do të përballen me penalitete. Po ndjekim në kohë reale situatën në çdo vatër zjarri. FA janë në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo përkeqësimi situate. Pushteti vendor dhe Policia të bashkëpunojnë për gjetjen e autorëve të zjarreve”, tha Çako në daljen e tij për mediat.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë të reja

17:18 / August 25, 2026

Kultivonin kanabis pranë shtëpisë, arrestohen babë e bir në Fushë-Arrëz

13:47 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

Vrau nënën me sqepar dhe plagosi babain/ 45-vjeçari “kyç” gojën para grupit hetimor: Bën gjeste skizofrenie

09:50 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.